Wilder kërcënon Fury: Nuk jam më një boksier jam një vrasës
November 7, 2018
0 comments
Share

Wilder kërcënon Fury: Nuk jam më një boksier jam një vrasës

Deontay Wilder, kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, në kategorinë WBC, ka paralajmëruar sot rivalin e tij të duelit të 1 dhjetorit, britanikun Tyson Fury, se ai është transformuar në një “boksier vrasës”. Wilder do të mbrojë titullin kampion ndaj një ish-kampioni bote, të dy të pamposhtur në ring, sfidë që do të zhvillohet në “Staples Center” të Los Anxhelosit.

Faza përgatitore për duelin e 1 dhjetorit është drejt fundit dhe Wilder deklaron se deri më tani gjithçka ka shkuar mirë, është në formë dhe gati për t’i shkaktuar rivalit humbjen e parë në ring. “Ndihem në formë të shkëlqyer. Mentaliteti im ka ndryshuar, trupi im ka ndryshuar dhe tani ndihem si një vrasës,. Jam transformuar në një vrasës. Fury do ta provojë këtë gjë”, tha Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *