Wilder: Joshua s’po ma lë vendin askund!
December 12, 2018
0 comments
Share

Wilder: Joshua s’po ma lë vendin askund!

Boksieri Deontay Wilder ka pretenduar se ekipi i Anthony Joshuas është duke e përgjëruar atë për një meç mes këtyre të dyve. Fituesi i këtij meçi do të shpallej kampion i unifikuar në boks.

Joshua i mban titujt e IBF, WBO dhe WBA, ndërsa Wilder arriti ta mbrojë titullin WBC në meçin kundër Tyson Furyt, i cili u zhvilluar në fillim të këtij muaji dhe përfundoi baras.

 Fury dhe Wilder e dëshironin rimeç dhe e morëm autorizimin për këtë gjë nga WBC-ja, dhe kjo mund ta shtyjë meçin mes Joshuas dhe Wilderit edhe më shumë.

“Ata janë duke m’u përgjëruar tani. Ai po tenton të kontaktojë me mua papritmas, dhe menaxherët e tij po tentojnë të kontaktojnë me menaxherët e mi. Por, ai mund ta kishte pasur këtë mundësi. Ai kishte shumë mundësi”, ka thënë Wilder.

“Ai mund të ishte ndeshur me Luis Ortizin, mund të ishte ndeshur me mua dhe e kishte mundësinë për t’u ndeshur edhe me Furyn. Njerëzit duan ta dinë se kush është më i mirë tani, veçanërisht pas meçit me Furyn”.

“Unë kam qenë duke tentuar t’ua dëshmojë njerëzve se kush është më i miri. Unë gjithmonë them se unë jam më i miri dhe do të vazhdoj ta them këtë përgjithmonë deri më momentin kur të mposhtem nga dikush”.

“Unë ende e ndiej entuziazmin [për meçin me Furyn]. Ishte e mrekullueshme, jam gati për rimeçin. Nëse njerëzit emocionohen dhe e shijuan atë meç, vetëm imagjinojeni rimeçin. Do të jetë i mrekullueshëm

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *