Wilder: Joshua kampion i Britanisë jo i botës, fama merret vetëm në Amerikë
October 1, 2017
0 comments
Share

Wilder: Joshua kampion i Britanisë jo i botës, fama merret vetëm në Amerikë

Boksieri amerikan Deontay Wilder është ende në dilemë nëse do të përballet me Luis Ortiz më 4 nëntor, pas lajmit se rivali kubanez ka rezultuar pozitiv gjatë një testi antidoping pak kohë më parë. Pavarësisht kësaj, Wilder, i pamposhtur në ring (38 fitore e asnjë humbje), beson se kubanezin do ta “heqë qafe” kollaj. “Ortiz e mund me “KO” brenda 3 raundeve. Ajo që unë dëshiroj është një unifikim i titujve kampionë bote me Anthony Joshua”, ka deklaruar boksieri amerikan. Wilder, në një deklaratë për mediat, ka ftuar rivalin britanik Joshua të duelojë në Amerikë, pasi në këtë shtet ai është ende i panjohur edhe pse mban titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Boksieri britanik Anthony Joshua

Unë jam kampion bote, çka do të thotë që unë mund të përballem kudo. Më vjen mirë që Joshua është një kampion bote dhe e gjithë Britania e ndjek, por nëse dëshiron të bëjë emër ai duhet të vijë të duelojë këtu, në Amerikë. Nëse ai do të eci në rrugët e Amerikës askush nuk do ta njohë. Ai duhet të bëjë emër në këtë shtet për t’u bërë një yll. Pavarësisht kësaj, unë jam gati të përballem me të kudo, nuk më intereson vendi, vetëm dua të përballem me të”, ka thënë Deontay Wilder, që mban titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë. më tej, Wilder shprehet se Joshua do të fitojë duelin me Pulev, që zhvillohet më 28 tetor. “Unë gjithnjë do të jem me Joshua, pasi e dua ta kem përballë në ring, për ta mundur unë i pari”, tha Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *