Wilder: Javës tjetër zyrtarizojmë datën e duelit me Fury
Kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, boksieri amerikan Deontay Wilder, ka bërë me dije sot se javën e ardhshme, përmes një konference shtypi që do të mbahet në Las Vegas, ai do të zyrtarizojë datën dhe vendin e duelit që do të zhvillojë ndaj britanikut Tyson Fury. Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring, Fury ka qenë ish-kampion bote, por për shkak të dopingut i dorëzoi titujt. Pak ditë më parë, pas një duelit të Fury, dy boksierët u ngjitën në ring dhe konfirmuan marrëveshjen, por tashmë ajo pritet të bëhet zyrtare.
“Javën e ardhshme do të zyrtarizojmë gjithçka, do të organizojmë një konferencën shtypi në Las Vegas”, tha Wilder. Boksieri amerikan u shpreh më tej se brenda 6 raundesh do ta mposhtë britanikun dhe do t’i shkaktojë humbjen e parë. “Do të më duhet pak kohë sa të studioj sjelljen e tij në ring, mënyrën e boksimit dhe më pas do ta mbyll duelin në favorin tim”, u shpreh Wilder, 40 fitore e asnjë humbje në ring, ndërsa Fury numëron 27 fitore e asnjë humbje.