Wilder: Jam gati të sakrifikoj shpërblimin për duelin me Joshua
June 25, 2018
0 comments
Share

Wilder: Jam gati të sakrifikoj shpërblimin për duelin me Joshua

Boksieri amerikan Deontay Wilder është shprehur se është gati të heqë dorë nga një shpërblim i mirë financiar në mënyrë që të përballet me Anthony Joshua, një përballje që do të unifikonte në një sportist të vetëm titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Edhe pse Eddie Hearn i ka dërguar boksierit amerikan një kontratë për ta firmosur, duket se palët nuk janë ende gati dhe vështirë se kjo sfidë të zhvillohet në shtator.

Fillimisht u përfol që sfida të zhvillohet më 15 shtator, por në atë datë do të zhvillohet përballja mes Golovkin dhe Alvarez, ndaj gjasat janë që sfida Joshua-Wilder të organizohet më vonë (tetor ose nëntor). Por Wilder është i paduruar për ta zhvilluar këtë sfidë. “Unë jam kampioni i vërtetë. Nëse më duhet të sakrifikoj një pjesë të shpërblimit, do ta bëj. Të njëjtën gjë bëra edhe me Luis Ortiz”, u shpreh Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *