Wilder ia propozon Joshuas kundërshtarin e radhës
Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ia ka propozuar Anthony Joshuas kundërshtarin e radhës, pas anulimit të duelit me Jarrell Miller.
Wilder ka përmendur Luis Ortiz si kundërshtarin perfekt për të zëvendësuar Miller, në kontestuesin e titullit të AJ.
Jarrell Miller ka dështuar në testet e drogës, duke humbur kështu licencën e tij për të boksuar dhe Joshua duhet të gjej një tjetër sfidues.
Për duelin që do të zhvillohet më 1 qershor, e që do të jetë debutimi i AJ në ringun amerikan, Ortiz mund të jetë kundërshtari, sipas Wilder, por edhe promotori i Joshua, Eddie Hearn e ka përmendur më parë boksierin.
“Nga të gjithë boksierët, Luis Ortiz do të ishte njeriu që do të ishte i gatshëm. Ortiz gjithmonë stërvitet” ka thënë Wilder për ‘Metro’.
“Pas duelit me mua, ai vazhdoi të stërvitej. Ai vazhdoi të bënte diçka, ai priste për thirrjet” ka thënë tutje ‘bomberi i bronztë’.
Në duelin e 1 qershorit, tre tituj do të jenë në garë, me 30 milionë për Joshuan dhe 5 milionë për Miller