Wilder : “I shikon këta muskuj? Thjesht që ta dish, po vij për ty djalë!”
November 5, 2018
0 comments
Share

Wilder : “I shikon këta muskuj? Thjesht që ta dish, po vij për ty djalë!”

Deontay Wilder ka dashur të tërheqë vëmendjen e Tyson Fury-t dhe jo vetëm, para ndeshjes së tyre në Los Angeles me 1 dhjetor.

Sigurisht që përplasje të tilla në distancë janë të parashikuara nga stafet e marrëdhënieve me publikun të sportistëve, por gjithsesi bomberi i argjendtë ka filluar t’i hedhë benzinë zjarrit dhe ka kaluar kufijtë.

Në videon e postuar në Instagram Wilder ka parashikuar një përballje të çmendur (nëse do të shihet videoja deri në fund), ndërsa pritet që britaniku të mos qëndrojë i qetë por të kundërpërgjigjet me videon e tij.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *