Wilder: Dua një duel të madh, dua sfidën me Joshua
February 20, 2018
0 comments
Share

Wilder: Dua një duel të madh, dua sfidën me Joshua

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka konfirmuar dëshirën dhe objektivin e tij për një duel të madh në sportin e boksit, duke zgjedhur si rival për këtë përballje, kampionin amerikan të peshave të rënda, Anthony Joshua. Një përballje titanësh, që me shumë gjasa mund të ndodhë në vjeshtën e këtij viti, teksa në mars, të dy boksierët do të mbrojnë titujt kampionë bote.

Wilder do të mbrojë titullin më 3 mars ndaj kubanezit Luis Ortiz, ndërsa Joshua më 31 mars do të duelojë ndaj neo-zelandezit Joseph Parker, një përballje që do të sjellë unifikimin e titujve kampionë. “Dueli i madh i peshave të rënda që unë synoj është mes meje dhe Joshua. Kjo është ajo që unë dua. Kam dy vjet që e ftoj në një duel. Shumë njerëz shprehen se ai tani ka nisur të jetë profesionist, por unë jo, kam vite”, u shpreh Wilder.

Shifrat e boksiereve Wilder dhe Ortiz

U them njerëzve që të shohin gjërat në detaje dhe të më mbështestin në këtë nismë, që është në të mirë të boksit. Unë dua që të unifikohen titujt. Mua s’më interesojnë gjërat e tjera, thjesht të ketë një kampion të vetëm”, tha më tej Wilder, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBC. Ai do të duelojë në Nju Jork ndaj Ortiz me 3 mars, ndërsa sfida mes Parker dhe Joshua do të zhvillohet në Kardif.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *