Wilder do të shkarkojë trajnerin
February 27, 2020
0 comments
Share

Wilder do të shkarkojë trajnerin

Deontay Wilder ka bërë të ditur se do të shkarkojë trajnerin e tij Mark Breland shkaku i hedhjes së peshqirit në ring në humbjen ndaj Tyson Furyt.

Bronze Bomber pësoi jo vetëm humbjen e parë në karrierë, mirëpo humbi edhe titullin wBC në peshat e rënda nga Gypsy King.

Amerikani ka sqaruar se veprimi i trajnerit të tij ishte i ngutshëm dhe nuk ka arritur të kuptojë se boksi për të është jetë.

“E kuptoj se ai kishte menduar vetëm më të mirë për mua dhe kishte menduar se ndoshta ka bërë gjënë e duhur në atë moment, por për mua boksi është jeta ime dhe ai duhet t’i kuptojë dëshirat e mija”, ka thënë Wilder në një intervistë për Yahoo Sports.

“Jam shumë i dëshpëruar me atë gjë, pasi kam biseduar disa herë me Mark dhe nuk është emocionale”.

“Nuk është gjë emocionale, është gjë principe. Kjo gjë është diskutuar edhe vite më parë dhe nuk ka ndodhur. E kam thënë si luftëtarë, si kampion, si lider, si një rregull, dua të vazhdojë në kokën time”, ka shtuar më tej ai.

Kujtojmë se Wilder ka marrë një pezullim mjekësor për gjashtë javë nga çdo aktivitet në boks pas lëndimeve të pësuara në rimeçin ndaj Furyt. /Telegrafi/

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *