“Wilder do të mbrojë titullin kampion ndaj Dominic Breazeale”
April 4, 2018
0 comments
Share

“Wilder do të mbrojë titullin kampion ndaj Dominic Breazeale”

Duket se duel i madh i peshave të rënda mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder nuk do të realizohet shumë shpejt. I bindur për këtë është Eddie Hearn, menaxheri i kampionit britanik, që mendon se Wilder do ta zhvillojë ndaj Dominic Breazeale sfidën e radhës. Deontay Wilder është kampion bote në kategorinë WBC dhe sipas Hearn ai do të duelojë ndaj numrit 2 të kësaj kategorie, Breazeale.

Jam i bindur se Deontay do të duelojë ndaj Dominic. Nuk ka dyshime, pasi IBF ka vendosur që një sfidë eliminatore mes Pulev dhe Breazeale, por ky i fundit u tërhoq, pasi synon titullin kampion ndaj Wilder. Me sa duket Deontay synon një përballje të l;ehtë dhe nuk ka dëshirë të duelojë ndaj Joshua”, u shpreh sot Eddie Hearn, që është mandatuar nga Joshua për të negociar me stafin e Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *