Whyte ka pritur më shumë se një vit e gjysmë për t’u përballur me Wilder
July 11, 2019
0 comments
Share

Whyte ka pritur më shumë se një vit e gjysmë për t’u përballur me Wilder

Deontay Wilder është i hapur që të përballet me Dillian Whyte pas rimeçit të shumëpritur kundër Tyson Furyt. Këtë e ka thënë trajneri dhe bashkëmenaxheri i tij, Jay Deas.

Whyte është sfidues i detyrueshëm për titullin WBC për më shumë se një vit e gjysmë, mirëpo gjatë kësaj kohe, amerikani ka zgjedhur opsione të tjera.

Deontay Wilder nokauton Dominic Breazealen (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ai është ndeshur me Luis Ortiz, Tyson Fury dhe Dominic Breazeale, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim (në duelin kundërthënës ndaj britanikut).

Dillian duhet të presë edhe një kohë për t’u ndeshur me ‘Bomberin e Bronztë’, duke qenë se Deontay do të përballet me Ortiz në shtator dhe me Furyn në muajt e parë të vitit 2020.

Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder

Megjithatë, Jay Deas ka thënë se Wilder nuk e ka problem të ndeshet me Whyte, pasi ta zhvillojë rimeçin me Tyson.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Nuk di shumë lidhur me situatën e Dillian Whyte dhe sa është e saktë (që ka pritur mbi 600 ditë si sfidues i detyrueshëm). E di se Deontay gjithmonë i ka dashur duelet më të mëdha. Ai nuk i është shmangur asnjëherë askujt”.

“Deontay i ka duelet ndaj Luis Ortiz dhe Tyson Fury. Por, e di se nuk e ka problem që më pas të ndeshet me Whyte apo këdo tjetër”, është shprehur Deas për World Boxing News. /Telegrafi/

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *