Whyte i mbijeton të djathtës së Parker dhe fiton me vendim unanim
July 30, 2018
0 comments
Share

Whyte i mbijeton të djathtës së Parker dhe fiton me vendim unanim

Dillian Whyte duhet të ndihet si njeriu më me fat në botë. Kjo nuk do të thotë se fitorja e tij me vendim unanime ndaj Joseph Parker ishte e padenjë. Aspak.

Por duhet theksuar se ndeshja ishte shumë e fortë dhe ai raundi i 12-të ishte aq i egër sa që një moment u duk se e djathta e Parker do ta fundoste kundërshtarin.

Deri në atë moment ishte Whyte ai që ishte në avantazh të ngushtë por ajo goditje ishte vrastare.

Por Whyte nuk u dorëzua dhe u çua menjëherë në këmbë duke mbijetuar vetëm me instinktet e një boksieri të madh.

Parker nuk kishte kohë të shfrytëzonte gjendjen e keqe të kundërshtarit dhe tani Whyte mund të ëndërrojë për një revansh me Anthony Joshua ose një supersfidë me Deontay Wilder.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *