Whyte e sfidon, Joshua reagon: Nuk ndeshem me atë idiot!
December 24, 2018
0 comments
Share

Whyte e sfidon, Joshua reagon: Nuk ndeshem me atë idiot!

Boksieri Anthony Joshua është ende në një kërkim të një rivali për duelin e 13 prillit, ku në stadiumin “Wembley” do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Orët e fundit është përfolur për një përballje mes Joshua dhe Dillian Whyte, që një ditë më parë fitoi sfidën me Dereck Chisora, duke qenë kandidat për të dueluar ndaj të pamposhturit Joshua.

Në fakt, kjo sfidë mes Joshua dhe Whyte do të ishte një revansh, me kampionin e botës që ka fituar në sfidën e parë të zhvilluar në vitin 2015. Kjo është edhe sfida e vetme që Whyte është mundur në karrierën e tij, ndaj dhe kërkon me çdo kusht që të hakmerret për atë humbje.

 

Por duket se Joshua nuk është 100% i bindur për një duel të dytë ndaj Whyte, pasi gjithnjë ëndërron përballjen ndaj Deontay Wilder, sfidë e cila do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.”Ju them të vërtetën, Dillian është një idiot. E them këtë edhe pse gjithnjë e kam respektuar”, tha Joshua.

Unë e kam mundur një herë atë, nuk kam pse të dueloj sërish ndaj tij. Edhe pse kanë kaluar 3 vite nga ajo sfidë dhe të dy kemi ndryshuar, nuk mendoj se do të përballemi, pasi nuk është një boksier i nivelit tim”, u shpreh Anthony Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierë, ndërsa Whyte numëron 25 fitore e 1 humbje si profesionist.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *