Whittaker vs. Gastelum konfirmohet për UFC 234 në Melbourne
November 14, 2018
0 comments
Share

Whittaker vs. Gastelum konfirmohet për UFC 234 në Melbourne

Nëse Kevin Gastelum do të marrë titullin në UFC, ai duhet të shkojë ta fitojë në territorin e armikut.

Kampioni i peshës së mesme të UFC Robert Whittaker do të mbrojë titullin e tij ndaj Gastelum në UFC 234 më 10 shkurt në Rod Laver Arena të Melbourne të Australisë, këtë e ka konfirmuar vetë kompania ditën e martë.

Ndeshja e shkurtit do të jetë hera e parë që ai do të mbrojë titullin. 27-vjeçari arriti ta fitonte ndaj Yoel Romero-s në UFC 225 me vendim të gjyqtarëve.

Ishte hera e dytë që Whittaker mposhti Romero-n, pasi e ka mposhtur edhe në UFC 213. Australiani ka fituar nëntë ndeshjet e fundit.

Gastelim vjen nga fitorja ndaj Ronaldo “Jacare” Souza , një ndeshje shumë e rëndësishme për të dhe tani do të ketë mundësinë të fitojë titullin kampion.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *