Whittaker: Nuk e lëshoj titullin, do t’i jap tjetër leksion Romero
June 7, 2018
0 comments
Share

Whittaker: Nuk e lëshoj titullin, do t’i jap tjetër leksion Romero

Pas triumfit në korrik të vitit të kaluar në eventin e UFC-213, ku fitoi titullin kampion në peshën e mesme ndaj Yoel Romero, kampioni neo-zelandez Robert Whittaker do të ngjitet sërish në kafaz në eventin e UFC-225, që zhvillohet këtë fundjavë në Chicago. Dhe titullin kampion do ta mbrojë sërish ndaj Romero, në një revansh që parashikohet i fortë dhe me rivalitet mes dy prej sportistëve më të mirë aktualisht në peshën e mesme.

Nuk kam për ta lëshuar këtë titull, pasi ishte një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, por në fund ia dola mbanë. Romero është një rival i fortë, por ashtu siç e mposhta herën e parë ashtu do ta mund edhe këtë përballje të dytë. Jam përgatitur mirë dhe jam i sigurt se do të triumfoj edhe këtë herë”, u shpreh Robert Whittaker, 19 fitore dhe 4 humbje në UFC, ndërsa rivali i tij Yoel Romero numëron 13 fitore e 2 humbje në karrierën e tij.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *