Whittaker i dëmtuar tërhiqet nga mbrojtja e titullit në UFC-221
January 15, 2018
0 comments
Share

Whittaker i dëmtuar tërhiqet nga mbrojtja e titullit në UFC-221

Kampioni i botës në peshën e mesme në artet marciale mikse Robert Whittaker është tërhequr nga eventi i UFC-221 që do të zhvillohet në Perth të Australisë më 11 shkurt, ku dhe do të mbronte për herë të parë titullin. Një dëmtim ende i “pazbuluar” i kampionit australian të UFC-së, që më 8 korrik të vitit të kaluar fitoi titullin dhe që për herë të parë do ta mbronte atë para fansave të tij. Në këtë event ai duhej të përballej me Luke Rockhold, që tashmë do të duelojë me Yoel Romero, që ka zënë vendin e kampionit australian. Kjo përballje do të jetë e vlefshme për titullin e përkohshëm kampion bote në peshën e mesme.

Kampioni i botës në peshën e mesme në artet marciale mikse Robert Whittaker

Jam i zhgënjyer dhe i mërzitur që nuk do të kem mundësi të mbroj titullin në vendin tim të lindjes, në Australi. U kërkoj ndjesë fansave dhe ju konfirmoj se sfida mes Rockhold dhe Romero ka për të qenë e jashtëzakonshme, ndaj ndiqeni atë. Unë do të përpiqem të rikuperoj sa më shpejt të jetë e mundur, për t’u rikthyer në kafaz dhe për t’u përballur me fituesin e këtij dueli”, tha Whittaker, që në korrik të vitit të kaluar fitoi titullin e përkohshëm, kur mundi Romero me vendim unanim (UFC-213). Por pasi kanadezi Georges St-Pierre vendosi të tërhiqej nga sporti pak kohë pasi mori titullin, ai tashmë i kaloi automatikisht Whittaker.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *