White zbulon të ardhmen e McGregor, ja kur rikthehet dhe vendi
November 9, 2017
0 comments
Share

White zbulon të ardhmen e McGregor, ja kur rikthehet dhe vendi

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar sot se Conor McGregor do të rikthehet të duelojë në kafaz brenda këtij viti, duke lënë të mendosh se kampioni irlandez i arteve marciale mikse do të mbrojë titullin kampion bote në eventin e UFC-219, që zhvillohet më 30 dhjetor. Numri 1 i UFC-së ka zbuluar gjithashtu vendin se ku McGregor do të mbrojë titullin, në Las Vegas dhe UFC-219 është eventi i vetëm i mbetur këtë vit që do të zhvillohet në Las Vegas (UFC-218 zhvillohet në Detroit).

Rrefimi i McGregor: Vetem nje sportist me ka goditur ne fytyre

McGregor do të mbrojë titullin në Las Vegas dhe UFC-219 është eventi i vetëm i mbetur këtë vit që do të zhvillohet në Nevada (më 30 dhejtor)

Irlandezi është ende duke shijuar famën dhe paratë e fituara nga debutimi në boks, ku më 26 gusht u mund me “KO teknik” nga Floyd Mayweather. Por tashmë ka ardhur koha që ai të rikthehet në kafaz dhe të mbrojë titullin kampion bote të peshës së lehtë dhe këtë gjë pritet ta bëjë ndaj Tony Ferguson, që është kampion i përkohshëm i kësaj peshe. Por e hapur mbetet mundësia edhe për një triologji ndaj Nate Diaz, me dy sportistët që kanë fituar nga një përballje.

Sfida e fundit e McGregor ne kafaz ajo ndaj Alvarez

Hera e fundit që McGregor ka dueluar në kafaz është eventi i UFC-205, nëntorin e kaluar, kur mposhti Eddie Alvarez dhe i morit titullin kampion të peshës së lehtë. Mediat amerikane konfirmojnë gjithashtu se brenda këtyre ditëve, Dana White do të zbulojë edhe emrin e rivalit të radhës së McGregor, ndërkohë që 30 dhjetori pritet të jetë data e rikthimit të irlandezit në sportin e MMA-së pas gati një viti. Eventi i UFC-219 do të zhvillohet në “T-Mobile Arena”, aty ku irlandezi dueloi edhe ndaj Mayweather.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *