White zbulon datën e rikthimit në kafaz të Conor McGregor
March 19, 2018
0 comments
Share

White zbulon datën e rikthimit në kafaz të Conor McGregor

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka folur për mediat për rikthimin e mundshëm në kafaz të kampionit irlandez të arteve marciale mikse Conor McGregor, që nuk duelon në këtë sport prej nëntorit të vitit 2016. Edhe pse përflitet se ky rikthim mund të mos ndodhë më, White është i sigurt se në gjysmën e dytë të 2018-ës do ta rishohim ikonën e UFC-së sërish në kafaz. “Për fat të mirë, Conor do ta kemi sërish në kafaz në gusht apo në shtator. Do të shohim se si do të evoluojnë gjërat në peshën e lehtë, pasi mendoj se në muajt në vijim situata mund të ndryshojë disa herë. Fillimisht presim duelin mes Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov dhe fituesi do të mbrojë titullin ndaj McGregor”, tha Dana White.

Kampioni irlandez e arteve marciale mikse Conor McGregor

Hera e fundit që irlandezi ka zhvilluar një duel është ajo e gushtit të kaluar, kur u përball me Floyd Mayweather në një sfidë boksi, ku dhe u mund në këtë debutim në ring. Ndërkohë që, gjatë këtyre 18 muajve pa asnjë duel në kafaz, McGregor ka dorëzuar dy tituj kampionë bote që pat fituar, atë të peshës pupël dhe atë të peshës së lehtë. Më 7 prill, në eventin e UFC-223, do të përballen në Nju Jork sportistët Ferguson dhe Nurmagomedov për titullin e peshës së lehtë, titull që iu hoq irlandezit një muaj më parë nga UFC-ja. McGregor pat deklaruar se ishte gati të rikthehej në kafaz në eventin e UFC-222 për t’u përballur me Frankie Edgar, por kjo sfidë nuk u realizua, ndaj të gjithë presin ta shohin sërish në kafaz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *