White tregon pse sfida Nurmagomedov-Mayweather nuk mund të ndodhë
October 25, 2018
0 comments
Share

White tregon pse sfida Nurmagomedov-Mayweather nuk mund të ndodhë

Presidenti UFC, Dana White ka treguar arsyet përse sfida e përfolur mes dy luftëtarëve Nurmagomedov dhe Mayweather është në pikëpyetje.

Kampioni i peshës së lehtë zbuloi se bisedimet ishin bërë gjatë një ndeshjeje në Moskë. Megjithatë, presidenti UFC-së ka këshilluar tifozët të mos iu kushtojnë vëmendje pretendimeve të rusit.

White ka qenë i qartë, ndeshja nuk do të zhvillohet pa dhënë shefat e UFC-së “dritën jeshile”.

“Mos i kushtoni vëmendje. Së pari ekipi Mayweather nuk na ka kontaktuar fare. Khabib është në kontratë me UFC dhe ne nuk kemi folur me asnjë nga ekipi i Floyd.”

Mayweather mban rezultatin 50-0, pasi mundi McGregor në 2017-tën, të cilin e mundi edhe Khabib me 7 tetor. Të dy luftëtarët kanë treguar se do ketë një ndeshje mes tyre, por mesa duket pa dakordësinë e UFC “nuk lëvizin as gishtin e vogël”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *