White: Revanshi Jon Jones vs. Gustafsson do të zhvillohet në UFC-232
September 28, 2018
0 comments
Share

White: Revanshi Jon Jones vs. Gustafsson do të zhvillohet në UFC-232

Pasi iu ul dënimi në 15 muaj, duke bërë të mundur rikthimin në kafaz të Jon “Bones” Jones që në fund të tetorit, UFC-ja po mendon që të zhvillojë revanshin e peshës “light heavyweight” mes ish-kampionit të këtij Divizioni dhe Alexander Gustafsson. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i arteve marciale mikse Dana White, që tha se po punon që kjo sfidë të zhvillohet më 29 dhjetor, në Las Vegas, në evendin e UFC-232, i fundit për këtë vit.

Në atë event do të zhvillohet edhe përballja e madhe mes dy sportisteve braziliane Cris Cyborg dhe Amanda Nunes, e vlefshme për titullin kampion, por UFC-ja po kërkon edhe një “co-main event” për t’ia bashkangjitur. Ndaj sfida mes Jones dhe Gustafsson mund t’i japë një tjetër impakt këtij eventi, duke rritur PPV (pay per vier-paguaj për të parë) dhe impaktin te fansat.

Dy sportistët janë përballur më parë në kafaz, në shtator të vitit 2015(UFC-165), me Jones që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve si dhe titullin kampion te këtij Divizioni, por tashmë është mundësia që dy sportistët të përballen sërish. Për më tepër që ai duel ka qenë spektakolar dhe mjaft i bukur nga të dy sportistët. Jones rikthehet në kafaz pas pezullimit për shkak të dopingut, pezullim që iu reduktua në 15 muaj dhe nga 25 tetori mund të duelojë sërish.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *