White qetëson fansat: Khabib nuk do të largohet nga UFC-ja
October 17, 2018
0 comments
Share

White qetëson fansat: Khabib nuk do të largohet nga UFC-ja

Duket se largimi i Khabib Nurmagomedov nga artet marciale mikse nuk do të jetë një gjë që do të ndodhë tani shpejt. I sigurtë për këtë gjë është presidenti i UFC-së, Dana White, që në një intervistë për televizionin amerikan TMZ tha se situata do të vazhdojë të jetë si më parë. “Gjithçka është OK. Marëdhënia jonë me Khabib është shumë e mirë”, tha numri 1 i UFC-së.

Të gjithë janë duke shkruar gjëra të pavërteta në media. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë. Ky sport është edhe biznes e brenda një jave kanë ndodhur shumë gjëra të tjera”, shtoi më tej Dana White, që foli për herë të parë që pas eventit UFC-229, kur mundi me “submission” Conor McGregor.

Deklaratë kjo që qetëson fansat e kampionit të peshës së lehtë në artet marciale mikse, që pat kërcënuar UFC-në se do të largohet nga ky sport nëse nuk lejohet kolegu i tij Zubaira Tukhogov të duelojë. Ndërkohë që, Khabib ka konfirmuar se ka marrë oferta edhe për të dueluar në WWE.

Është e vërtetë që Khabib është mërzitur pak me atë që ndodhi pas eventit UFC-229, por është e qartë që kjo sfidë ishte shumë personale për rusin. Khabib është një djalosh i mirë dhe kemi patur gjithnjë një marrëdhënie të mirë mes nesh. Ai do të qëndrojë me ne”, tha Dana White.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *