White: Porieri një nga kandidatët për t’u ndeshur me Khabib
April 16, 2018
0 comments
Share

White: Porieri një nga kandidatët për t’u ndeshur me Khabib

Dustin Porier mbase nuk do të ndeshet për titullin kampion në sfidën e radhës, por po i afrohet.

Pas nokautit teknik ndaj Justin Gaethje të shtunën, ai ka kërkuar një mundësi për të fituar titullin duke përmendur emrin e kampionit Khabib Nurmagomedov i cili fitoi titullin në UFC 223 këtë muaj.

Dhe presidenti i UFC Dana White nuk e cilëson si kandidatin kryesor, por prapëseprapë shumë afër.

“Absolutisht,” shprehet White për FOX 29 pas ndeshjes. “Ai është mes më të mirëve. Ai ishte një nga djemtë që po konsideronim të merrnim për të zëvendësuar Tony Ferguson por nuk donim të prishnim këtë mbrëmje, dhe falë Zotit nuk e bëmë.”

Por Porier mendon se është gati dhe këtë e vërtetoi edhe ndaj Gaethje. “I kam bërë të gjitha. Kam punuar pafund për të arritur këtu ku jam. Kam qenë shumë pranë majës, e kam provuar edhe nokautin dhe ja ku jam përsëri.

“Jam në momentin kulmor të karrierës sime. Jam gati për titullin kampion, tani mban era flori…”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *