White: Nuk e takoj më Nate Diaz, merret shumë me llafe
August 9, 2018
0 comments
Share

White: Nuk e takoj më Nate Diaz, merret shumë me llafe

Një nga veteranët e UFC-së, Nate Diaz, pas dy vitesh pushim do të rikthehet në kafaz në eventin  UFC-230, ku do të përballet me Dustin Pioirer, një sfidë që pritet me interes nga të gjithë. Por Diaz ka mbetur i zhgënjyer kur ka marrë vesh se rivali që ai dëshironte të kishte përballë në kafaz, Conor McGregor, do të duelojë ndaj Khabin Nurmagomedov (eventi i UFC-229) dhe jo ndaj tij. Prej kohësh Nate Diaz i ka kërkuar irlandezit që të përballen mes tyre, të zhvillojnë duelin e tretë dhe të kompletojnë triologjinë, pasi janë 1-1 me ndeshje.

Diaz ka sharë UFC-në dhe presidentin e saj Dana White se e ka lënë në harrerë dhe se nuk i ka treguar fansave të vërtetën e qëndrimit të tij për një kohë të gjatë pa ndeshje në kafaz. Por numri 1 i arteve marciale mikse ka reaguar pas akuzave të Nate Diaz, duke thënë se nuk ka asgjë special te sportisti veteran. “Më pyesni për marrëdhënien time me Nate, por nëse ju e deshifroni dot atë që ai thotë ejani ma thoni edhe mua. Nuk kam asgjë për të thënë për të, nuk kam asgjë për t’i thënë, ndaj nuk kam për ta takuar deri në duel”, tha Dana White.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *