White: Me apo pa McGregor, UFC do të vazhdojë përpara
January 4, 2018
0 comments
Share

White: Me apo pa McGregor, UFC do të vazhdojë përpara

Conor McGregor, kampioni i botës në artet marciale mikse në peshën e lehtë, nuk pritet të rikthehet në kafaz para verës së 2018-ës. Por edhe kjo gjë nuk është e sigurtë, pasi irlandezi duket se kërkon shuma të mëdha parash për t’u rikthtyer në kafaz, gjë të cilën UFC-ja nuk mund t’ia plotësojë. Por “the show must go on”, ndaj presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë me dije se nuk do ta presë shumë gjatë kampionin irlandez të MMA-së, por do të vijojë në rrugën e tij, në gjetjen e talenteve të reja.

Irlandezi Conor McGregor

Nëse Conor do të duelojë këtë vit, do të jetë fantastike. Nëse ai nuk do të duelojë, UFC-ja do të avzhdojë përpara pa të. Kam që nga viti 2003 që i dëgjoj gjëra të tilla. Cfarë do të bësh pasi të largohet Chuck Liddell? Cfarë do të bësh pasi të largpoeht Georges St-Pierre? Cfarë do të bësh pasi të largohet Ronda Rousey? Viti 2017 ishte viti më i suksesshëm për UFC-në, ndaj ne do të vazhdojmë të kërkojmë e gjejmë talente të reja në gjithë botën. UFC-ja nuk është vetëm e një personi”, tha Dana White.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *