White konfirmon: Ata të dy nuk do të përballen kurrë mes tyre
January 15, 2019
0 comments
Share

White konfirmon: Ata të dy nuk do të përballen kurrë mes tyre

Pas replikave e akuzave të publikuara 24 orët e fundit në rrjetet sociale, gjithçka është mbyllur si me magji nga presidenti i UFC-së, Dana White, që përmes një deklaratë në “Twitter” tha: “Ata të dy nuk do të përballen kurrë në kafaz”.

Bëhet fjalë për një duel mes Khabib Nurmagomedov dhe Nate Diaz, dy kampionë dhe ikona të sportit të arteve marciale mikse. Sipas numrit 1 të UFC-së, ka qenë Nate Diaz ai që ka refuzuar të duelojë me kampionin rus. “Ne duam të shohim një përballje të madh në kafaz mes Khabib dhe Nate Diaz”, shkruan një fans. I menjëhershëm reagimi i Dana White: “Nate e ka refuzuar këtë sfidë”.

Kjo deklaratë e presidentit të UFC-së i referohet faktit se ai u ka kërkuar të dy vëllezërve Diaz, Nate dhe Nick, kohë më parë, që të zhvillojnë këtë përballje me kampionin rus, por kanë refuzuar. Nate ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet në kafaz në rast se nuk paguhet të paktën 20 milionë dollarë.

Nate Diaz

Nate duhej të rikthehej në kafaz në eventin UFC-230, në një përballje ndaj Dustin Poirier, por ky i fundit u dëmtua dhe sfida mes tyre u anullua. Nuk dihet ende nëse Nate Diaz, njeriu që tronditi UFC-së duke mundur Conor McGregor 3 vite më parë do të rikthehet sërish në kafaz apo jo. Dueli i tij i fundit në artet marciale mikse është revanshi i humbur ndaj irlandezit, në gusht të vitit 2016.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *