White: Konferencat mes McGregor dhe Mayweather do të jenë një çmenduri
July 11, 2017
0 comments
Share

White: Konferencat mes McGregor dhe Mayweather do të jenë një çmenduri

Nis në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit turi 4-ditor i konferencave për shtyp mes Conor McGregor e Floyd Mayweather, që më 26 gusht, në Las Vegas, do të përballen mes tyre në një event historik në sportin e boksit. Dy sportistët, ikona në sportet e tyre, McGregor në artet marciale mikse e Mayweather në boks, do të sfidojnë njëri-tjetrin në një duel të veçantë, nga e cila do të mbushin xhepat me nga 100 milionë dollarë.

Irlandezi është nisur sot drejt Los Anxhelosit së bashku me presidentin e UFC-së, Dana White, aty ku janë shitur të gjitha biletat për të parë “live” gjithçka do të ndodhë dhe do të thuhet nga dy kampionët. Por si do të jetë ky tur konferencash për shtyp, çfarë do të ndodhë aty? “Nuk e di, nuk e kam aspak idenë. Nga njëra anë do të jetë McGregor me stafin e tij dhe nga ana tjetër Mayweather me njerëzit e tij. Do të jetë një konferencë mikse, e tipit të boksit dhe e tipit të UFC-së. Do të ketë gallatë, besoj se nuk do të mungojnë çmenduritë nga të dy sportistët”, tha Dana White duke qeshur.

Mayweather dhe McGregor

Numri 1 i UFC-së do të jetë në krah të McGregor në këtë takim, që pritet të jetë shumë elektrizues, pasi janë dy kampionë që bëjnë lajm në çdo gjë që thonë. “Besoj se këto konferenca do të jenë një spektakël i vërtetë fjalësh, do të thuhen edhe shumë budallallëqe, por jam i sigurt se do të argëtohemi. Njerëzit do të pyesin, sportistët do të përgjigjen, shumë fjalime e gjëra të tilla. Kjo sfidë është edhe një çështje biznesi, ndaj do të shohim shumë argëtim mes sportistëve, pasi ata janë unikë në llojin e tyre, ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla evente ku ata dalin live para gazetarëve”, u shpreh White.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *