White: Ja kush është sfida më e ndjekur e historisë së UFC-së
Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar sot në një intervistë se sfida më e promovuar prej tij dhe më e ndjekur nga fansat është ajo mes Ronda Rousey dhe Holly Holm, sfidë e vlefshme për UFC-193 dhe që u zhvillua më 15 nëntor të Melburn të Australisë. Në atë periudhë, Rousey ishte ylli i UFC-së, ishte në kulmin e saj, ishte e pandalshme dhe askush nuk e priste që ajo ta humbiste atë sfidë me Holm. Edhe sot e kësaj dite, Ronday Rousey mbetet femra që e ka mbrojtur më shumë herë titullin kampion në artet marciale mikse.
Duke folur për atë event, White thotë: “Detyra ime është të promovoj eventet dhe besoj se punën time, më mirë se kurdoherë tjetër e kam bërë në këtë event, në atë sfidë. Ajo theu çdo parashikim dhe të gjitha bastet ishin në favor të Ronda, pasi askush nuk e priste që Holm të fitonte. Deklarova gjëra që ndoshta motivuan më shumë Holm. Megjithatë, arritëm ta shisnim mjaft mirë atë duel, duke hedhur gjithë vëmendjen te Rousey, por në fund ishte Holm ajo që triumfoi”. Holm fitoi me “KO” në raundin e dytë, pas një shkelmi që i dha Rousey në fytyrë.