White i mbush mendjen kampionit të mos tërhiqet
March 20, 2019
0 comments
Share

White i mbush mendjen kampionit të mos tërhiqet

Kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse Daniel Cormier ka vendosur të duelojë sërish. Plani i tij ishte që të tërhiqej nga sporti si kampion edhe pse ka ende edhe një ndeshje për të zhvilluar për UFC-në në kontratën e tij. Sipas presidentit të UFC-së, Dana White, Cormier do të rikthehet në kafaz, duke i mbushur mendjen që të zhvillojë edhe një duel të fundit, ndaj ikonës së këtij Divizioni, Brock Lesnar.

Bisedova dhe kuptova që më së shumti ishin njerëzit përreth tij ata që dëshironin që Daniel të tërhiqej se saj vetë ai. Cormier është në kulmin e karrierës së tij dhe në peshën e rëndë nuk është mundur asnjëherë. Njerëzit mendojnë se nuk ka më nevojë për të dueluar, por ne po mendojmë të zhvillojmë një sfidë të madhe ndaj Lesnar, ofertë të cilën Daniel e pranoi”, tha Dana White.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *