White: I kam bërë një ofertë Nate Diaz për rikthimin në kafaz
January 26, 2018
0 comments
Share

White: I kam bërë një ofertë Nate Diaz për rikthimin në kafaz

Pas deklaratës së Nate Diaz se do të rikthehet në kafaz në muajt maj ose qershor të këtij viti, ka ardhur reagimi i presidentit të arteve marciale mikse Dana White, që ka deklaruar se ka biseduar me sportistin. “Po ju pohoj se i kam telefonuar dhe i kam bërë një ofertë. Kam parë renditjen dhe kam parë të gjithë spotristët në listë, duke i bërë një ofertë”, ka thënë Dana White numri 1 i UFC-së, pa bërë me dijse se çfare oferte do t’i bëjë një prej spotristëve më të mirë të arteve marciale mikse.

Nga dueli mes Nate Diaz dhe Conor McGregor

Nate Diaz nuk duelon në kafaz që prej gushtit të 2016-ës, kur humbi revanshin me Conor McGregor dhe të gjithë shpresojnë që UFC-ja të konfirmojnë një përballje të tretë mes dy sportistëve (secili ka nga një fitore). Por ka gjasa që Diaz të zhvillojë një duel për titull edhe ndaj Tyron Woodley, apo të duelojë me një tjetër legjendë të UFC-së si Rafael Dos Anjos. “Ka shumë sportistë vërdallë që mund të duelojnë me Diaz”, tha Dana White, duke lënë të hapur çdo opsion për rikthimin e Nate Diaz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *