White: Fansave nuk u intereson më kjo peshë, do ta mbyllim
November 28, 2018
0 comments
Share

White: Fansave nuk u intereson më kjo peshë, do ta mbyllim

Divizioni i peshës “flyweight” nuk u intereson shumë fansave të arteve marciale mikse edhe pse aty kanë dueluar shumë kampionë. Por për presidentin e UFC-së, kjo peshë nuk tërheq shumë vëmendje, ndaj po planifikon ta mbyllë atë Divizion dhe të mos zhvillojë më asnjë duel në këtë peshë.

Ndaj, dueli mes Henry Cejudo, kampionit të botës së këtij Divizioni dhe sfidantit T.J.Dillashaw, që vjen nga pesha “bantamweight”, mund të jetë i fundit. Ai që do të fitojë këtë sfidë që do të zhvillohet më 26 janar, do të jetë edhe kampioni i fundit.

Mendoj se pesha “flyweight” ka përfunduar së ekzistuari. Ne kemi ende disa duele për të zhvilluar në atë Divizion, por do të shohim në të ardhmen se çfarë do të bëjmë me këtë peshë. Është një peshë që nuk tërheq shikueshmëri dhe nuk ka shumë shitje PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Ne nuk shohim entuziazëm në të ardhmen e këtij Divizioni”, u shpreh sot Dana White, numri 1 i arteve marciale mikse, 24 orë pasi konfirmoi duelin mes Cejudo dhe Dillashaë, që pritet të ulë siparin e peshës “flyweight”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *