White do që Cormier të prishë planet e pensionit për trilogjinë me Jon Jones
November 20, 2018
0 comments
Share

White do që Cormier të prishë planet e pensionit për trilogjinë me Jon Jones

Daniel Cormier ka theksuar disa herë se kërkon të tërhiqet nga MMA vitin tjetër, por presidenti i UFC Dana White shpreson që t’i bëjë një ofertë të parefuzueshme.

Pasi u ngjit në peshën e rëndë për të fituar titullin kampion duke u bërë luftëtari i dytë që mban titujt e dy divizioneve të ndryshëm, është e qartë se Cormier ka akoma shumë për të dhënë, të paktën këtë shpreson White.

“Nuk e di nëse ndeshja e tij e fundit do të jetë vitin tjetër,” shprehet White për TMZ Sports. “Por unë mendoj se atij i kanë mbetur edhe dy-tre ndeshje.”

Cormier kërkon ta mbyllë karrierën me supersfidën me Brock Lesnar në fillim të vitit, kur Lesnar të jetë sërish në gjendje të konkurrojë pas pezullimit.

 

Më pas, ai ka akoma hesape të palara me Jon Jones.

“Cormier vs. Jones do të ishte dëshira ime e madhe. Do të kisha dëshirë t’i shihja të ndesheshin në peshën e rëndë, por për momentin Cormier dhe ekipi i tij duan që ai të dalë në pension.

“Por unë shpresoj që ai të bëjë edhe tre ndeshje të tjera.”

Cormier sapo ka dalë fitues nga ndeshja me Derrick Lewis në UFC 230, ndërsa Jon Jones do të ndeshet muajin tjetër me Alexander Gustafsson.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *