White do Anthony Joshua në UFC, gati t’i ofrojë një shumë të çmendur
March 23, 2018
0 comments
Share

White do Anthony Joshua në UFC, gati t’i ofrojë një shumë të çmendur

Teksa UFC vazhdon të eksplorojë pistën e promocionit në boks, Dana White mesa duket është interesuar të sjellë në MMA një nga emrat më të mëdhenj të sporteve kombative.

Sipas një raporti të Telegraph, White është interesuar të sjellë në UFC peshën e rëndë Anthony Joshua duke i ofruar një kontratë multi-milionëshe për disa ndeshje.

Telegraph shprehet se UFC është gati t’i ofrojë boksierit anglez 50 milionë dollarë për ndeshje në tentativën për t’ia marrë peshën e rëndë angleze skuadrës aktuale Eddie Hearn dhe Matchroom Boxing.

Dana White pritet të jetë i pranishëm në ndeshjen e radhës së Joshua ndaj Joseph Parker më 31 mars teksa ka në plan të takohet me stafin e tij.

Joshua është një yll ndërkombëtar dhe kjo u vërtetua kur mposhti Wladimir Klitschko përpara 90,000 tifozëve në Wembley vitin e kaluar.

Edhe vetë boksieri ka folur në të shkuarën për mundësinë e kalimit në MMA. Madje edhe kampioni i peshës së rëndë në UFC Stipe Miocic ka kërkuar një ndeshje boksi me Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *