White akuzon gjyqtarin: S’dua ta shoh më kurrë në kafaz
February 5, 2018
0 comments
Share

White akuzon gjyqtarin: S’dua ta shoh më kurrë në kafaz

Presidenti i UFC-së, Dana White, përmes një postimi të bërë sot në faqen e tij zyrtare “Instagram”, ka deklaruar se gjyqtari i sfidës së zhvilluar në UFC Night Fight 125 (zhvilluar në Brazil) mes Valentina Shevchenko dhe Priscila Cachoeira, nuk e ka kryer si duhet detyrën e tij. Kjo përballje u fitua me “submision” në raundin e dytë nga Shevchenko, por ky duel, sipas numrit 1 të arteve marciale mikse, duhej të ishte ndalur më parë nga gjyqtari Mario Yamasaki. Arsyeja? 230 goditje të Shevchenko kundrejt vetëm 3 të Cachoeira.

Priscilla Cachoeira t’i tregove kurajo të madhe dhe zemër në atë përballje. Jam i nderuar që të kam në UFC. Për fat të keq, gjyqtari ishte në kafaz për të të mbrojtur ty dhe Mario nuk e bëri këtë gjë. Kjo nuk është hera e parë që ky gjyqtar paraqitet dobët në oktagon. Problem është se unë nuk mund të bëj dot asgjë, pasi masë ndaj tij mund të marrë vetëm komisioni brazilian i sportit dhe shpresoj që pas kësaj paraqitje diçka të ndryshojë dhe të mos e shoh më atë gjyqtar në kafaz”, tha Dana White.

Nga dueli mes Valentina Shevchenko dhe Priscilla Cachoeira

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *