White: 2018-ta do të jetë viti i rikthimeve të mëdha në UFC
January 23, 2018
0 comments
Share

White: 2018-ta do të jetë viti i rikthimeve të mëdha në UFC

Viti 2018 do të jetë një tjetër vit i madh për sportin e arteve marciale mikse. I këtij mendimi është presidenti i UFC-së, Dana White, që besons e shumë nga yjet që ky sport ka patur ndër vite do të rikthehen në kafaz. Në një intervistë për mediat amerikane, numri 1 i arteve marciale mikse ka deklaruar se ikona të këtij sporti si Jon Jones, Conor McGregor, Brock Lesnar, Gerorges St-Pierre apo edhe vëllezërit Diaz (Nate dhe Nick) do të duelojnë sërish për të. Jo vetëm kaq, por White ka thënë edhe se sa përqind shanse ka që këta emra të rikthehen dhe të fitojnë.

Presidenti i UFC-së, Dana White

Unë vë bast se këta që përmenda do të rikthehen. Vë bast se McGregor me 75% do të zhvillojë më shumë se dy duele në kafaz. Po ashtu, edhe St-Pierre, me 50% është i sigurt se do të duelojë sërish. Për fat të keq, nuk besoj se Ronda Rousey do të duelojë sërish dhe jam 100% i bindur për këtë. Vë bast 100% se Lesnar do të rikthehet dhe jam 75% se Jon Jones do të duelojë sërish gjatë 2018-ës. Mund të them edhe se me 50% se vëllezërit Diaz do të rikthehen këtë vit në kafaz”, u shpreh Dana White, që synon një vit të madh 2018, me shumë emra të mëdhenj në kafaz.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *