WBO merr vendimin surprizë për titullin, përmbys planet e boksierëve
June 24, 2019
0 comments
Share

WBO merr vendimin surprizë për titullin, përmbys planet e boksierëve

World Boxing Organization (WBO) ka vendosur se fituesi që do të dalë nga revanshi mes britanikut Anthony Joshua dhe meksikanit Andy Ruiz Jr do të duelojë me ukrainasin Oleksandr Usyk. Ky i fundit vjen nga pesha “cruiserweight” (pesha deri 91kg), ku ishte kampion bote i padiskutueshëm dhe më pas vendosi të kalojë në peshën e rëndë.

Sipas rregullores së WBO-së, Usyk, 16 fitore e asnjë humbje në ring, ka të drejtën të duelojë për titullin e këitj Divizioni në peshën e rëndë. Për pasojë, ai do të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida e dytë mes Joshua dhe Ruiz.

Ruiz Jr befasoi më 1 qershor Joshua në duelin e zhvilluar në Nju Jork, duke fituar me “KO teknik” në raundin e shtatë dhe mori titujt kampionë bote. Përfshi edhe atë të kategorisë WBO. Usyk ende nuk ka debutuar në peshën e rëndë, teksa sfida e tij e parë në këtë peshë, ajo ndaj Carlos Takam, u shty për shkak të dëmtimit të ukrainasit (do të zhvillohet në shtator).

Ky vendim i WBO-së do të thotë se sfida e shumëpritur e peshës së rëndë mes Wilder dhe Joshua nuk ka shumë shanse që të zhvillohet. Duket se Wilder do të duelojë ndaj Fury në revansh, ndërsa Joshua, nëse fiton revanshin me Ruiz, do të ketë përballë Usyk.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *