WBC urdhëron dy boksierët të zhvillojnë duelin për “titullin e përkohshëm”
World Boxing Council (WBC) ka urdhëruar boksierët Dillian Whyte dhe Dominic Breazeale që të gjejnë sa më shpejt një marrëveshje për të dueluear mes tyre për titullin e përkohshëm në peshën e rëndë. Fituesi i këtij dueli do të përballet më pas me fituesin e sfidës mes kampionit të këtij Divizioni, Deontay Wilder dhe sfidantit Tyson Fury.
Whyte dhe Breazeale kanë afat deri më 19 mars për të arritur një marëveshje. “Ne duam që të kemi boksierët më të mirë të peshës së rëndë në Divizionin tonë. Ndaj jemi duke u përgatitur për përballje të mëdha për këtë vit. Breazeale dhe Whyte do të duelojnë për titullin e përkohshëm dhe më pas, fituesi, do të ketë mundësinë të shpallet kampion bote”, thuhet në komunikatën e WBC-së.
Gjasat janë që kjo sfidë mes britanikut Whyte (25 fitore e 1 humbje në karrierë) dhe amerikanit Breazeale (21 fitore e 1 humbje në karrierë) të zhvillohet në qershor të këtij viti. Dy boksierë me peshën në peshën e rëndë, që kanë shansin të shpallen kampion bote gjatë këtij viti.