WBC shtyn me një javë marrëveshjen mes dy boksierëve, ja arsyeja
February 6, 2019
0 comments
Share

WBC shtyn me një javë marrëveshjen mes dy boksierëve, ja arsyeja

World Boxing Council (WBC) ka vendosur të shtyjë me një javë bisedimet mes dy boksierëve të peshës së rëndë, kampionit të botës të kësaj kategorie, amerikanit Deontay Wilder dhe sfidantit britanik Tyson Fury. Arsyeja është se palëve u mungon ende kompromisi në lidhje me përqindjen e fitimit, ndaj u është lënë edhe 7 ditë kohë për të gjetur një marrëveshje për revanshin.

WBC ka urdhëruar prej kohësh revanshin dhe pat lënë si afat 5 shkurtin që dy boksierët të arrinin marrëveshjen, e cila thuajse është mbyllur. “Ne u kemi lënë edhe një javë kohë dy boksierëve që të negociojnë dhe të dalin me një datë përfundimtare. Kanë qenë vetë boksierët që na e kanë kërkuar këtë gjë”, shkruan WBC në një deklaratë për shtyp.

Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 2 dhjetor në Los Anxhelos, u mbyll në barazim dhe është rënë parimisht dakord që të zhvillohet edhe revanshi. Kjo sfidë e dytë me shumë gjasa do të organizohet në maj. Pritet që palët të bien dakord për anën financiare, që sipas WBC duhet të jetë 60% për Wilder dhe 40% për Fury. Edhe kjo sfidë e dytë pritet të zhvillohet në Amerikë, këtë herë në Las Vegas.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *