WBC përgatit një gjerdan të veçantë për duelin mes Golovkin dhe Alvarez
August 27, 2018
0 comments
Share

WBC përgatit një gjerdan të veçantë për duelin mes Golovkin dhe Alvarez

WBC (World Boxing Council) ka vendosur që të përgatisë një gjerdan të veçantë për duelin e boksit mes kazakut Gennady Golovkin dhe meksikanit Saul “Canelo” Alvarez, që do të përballen mes tyre më 15 shtator në Las Vegas. Kjo sfidë do të përcaktojë edhe kampionin e botës së mesme, tituj që aktualisht i ka Golovkin, ende i pamposhtur në ring (38 fitore e 1 barazim), ndërkohë që përballja e zhvilluar në shtator të 2017-ës mes dy boksierëve u mbyll pa fitues. Ndërsa Canelo Alvarez numëron 49 fitore, 2 humbje e një barazim në karrierën e tij.

Golovkin e mban titullin e kategorisë WBC që në maj të 2016-ës, titull që dikur e ka patur Canelo, por e nxori vakant atë titull, pasi asokohe nuk pranoi të duelojë ndaj kazakut, por u përballo dhe fitoi sfidën ndaj britanikut Amir Khan. “Kjo është një sfidë e veçantë për boksin dhe për WBC, ndaj ne kemi përgatitur një gjerdan të veçantë, që do ta mbajë më i miri i këtij Divizioni”, u shprehën drejtuesit e WBC-së, që konfirmuan se do të përgatisin gjerdanin special për këtë duel.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *