WBA pezullon 6 muaj ish-kampionin e botës për përdorim dopingu
July 22, 2017
0 comments
Share

WBA pezullon 6 muaj ish-kampionin e botës për përdorim dopingu

Pasi dështoi në një test antidoping, WBA (World Boxing Association) vendosi të pezullojë me 6 muaj ish-kampionin e boëts në peshat e rënda, Shannon Briggs. Boksieri 45-vjeçar nuk zhvillon një ndeshje zyrtare që prej majit të 2016-ës dhe këtë vit kishte pritshmëri të larta, por skandali antidoping nuk e la të ngjitej sërish në ring.

Briggs kishte planifikuar të rikthehej në qershor të këtij viti, në një duel ndaj Fres Oquedo, në një përballje të WBA-së, por doli pozitiv me substanca të ndaluara dhe u skualifikua. WBA-ja bëri me dije se skualifikimi i boksierit amerikan do të përfundojë më 13 nëntor të këtij viti, por duke parë moshën e madhe nuk dihet nëse ai do të rikthehet më në ring.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *