Vukshinaj i jashtëzakonshëm, tronditi gjermanin
May 29, 2017
0 comments
Share

Vukshinaj i jashtëzakonshëm, tronditi gjermanin

Boksieri nga Kosova, Faton Vukshinaj, dëshmoi klasin e tij në ballafaqim me gjermanin, Nico Salzmann. Vukshinaj ka qenë më i mirë se gjermanin, duke e mposhtur në rundin e parë, në meçin që është zhvilluar në Olten të Zvicrës. “Vukshinaj  zhvilloi meçin e tretë profesionist dhe këtë e bëri me sukses maksimal, duke e rrëzuar kundërshtarin gjerman Nico Salzmann dy herë në raundin e parë, vetëm gongu pas tre minutave e shpëtoj atë, por në pauzë ai e dorëzoj luftën, sepse ishte i tronditur nga goditjet e fuqishme të Fatonit.

Për Fatonin ishte ky vetëm meçi i tretë në boksin profesionist, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Kikboks, kurse për rivalin nga Gjermania Nico Salzmann 17-9-3 ishte ky duelin numër 30! Salzmann nuk ishte kundërshtar i nivelit botërorë, por në ranglistën e pavarur botërore www.boxrec.com ishte shumë më përpara se boksieri ynë Faton Vukshinaj dhe deri mbrëmë nuk ishte rrëzuar asnjëherë në karrierën e tij, por Fatoni arriti ta rrëzon atë dy herë, madje që në raundin e parë dhe kështu e përmbylli me shumë sukses duelin Nr. 3! Menaxheri i Fatonit, Luan Dreshaj, pas tri fitoreve radhazi (dhe të tria me K.O.), do të kujdeset që Fatoni të ngjitet në ring për të zhvilluar duelin Nr. 4 sa më shpejt – ndoshta madje me 29 korrik në Pejë, në mbrëmjen e boksit ku do të lufton edhe Shpëtim Shala.  Kujtojmë se Fatoni në Kikboks ka arritur të bëhet Kampion Evropian dhe Botërorë dhe po ashtu aspirata të larta kemi edhe në disiplinën më të rëndësishme të sporteve luftarake, pra në Boksin Profesionist”, thuhet nga kampi i Vukshinajt.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *