Vrenozi kundër Felix Matamoros
Boksieri i njohur shqiptar, Xhulio Vrenozi, më 19 korrik në Piacenza të Italisë do të ketë ndeshjen e tij të ardhshme në boksin profesionist. Kësaj radhe ai ka vendosur që ti kryqëzoj dorëzat me një kundërshtar që vjen nga Spanja, por që ka prejardhje nga Nikaragua dhe quhet Felix Matamoros i cili është me një statistikë prej 32 ndeshjeve ku prej tyre ka 9 fitore dhe 23 humbje.
Vrenozi shprehet për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” se ndihet mirë dhe pret fitoren e tij të radhës në boksin profesionist.