Vrenezi bën publike listën e mundësve për “Margaritarin e Maqedonisë”
June 5, 2017
0 comments
Share

Vrenezi bën publike listën e mundësve për “Margaritarin e Maqedonisë”

Seleksionuesi i Maqedonisë në Mundje, Lulzim Vrenezi, sot ka bërë publike emrat e mundësve që do të paraqitet në turneun e fuqishëm “Margaritari i Maqedonisë” që sivjet zhvillohet në Shtip në fundjavë. Nga mundësit jenë: Minir Rexhepi, Elmedin Sejfullahu, Fati Vejseli, Rijad Rexhepi, Behar Mahmuti, Bunjamin Nuishi, Besmir Veseli, Ramadan Mustafovski, Dejan Mitrov, Vladimir Egorov, Teodor Temelkovski, Boban Savov, Stole Eftimov, Mihael Nikolov, MugamedGaxhi Nurov dhe Aleksandar Stojanov.

Sipas seleksionusit, sivjet ky eveniment do të jetë shumë i fuqishëm pasi deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 12 shtete. E fundit që u paraqit ishte Moldavia.

“Sivjet kemi bërë gjithçka që ky aktivitet të jetë shumë i fuqishëm, dhe për këtë flet fakte se janë paraqit 12 shtete, ndër to edhe Kosova e Shqipëria. Maqedonia do ta paraqitet me një kombinim mundësish të rijnë dhe senior e gjithë kjo vetëm e vetëm që të keni mundësit tanë sa më shumë përvojë nga evenimente të tilla”, deklaroi Vrenezi për ArenaRing.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *