Vojsa Rrahmani po përgatitet për KE
Vjosa Rrahmani eshte nena e nje vajze 6 vjecare. Ajo eshte Kampione e Kosoves per te dytin vit rradhazi dhe femra e pare ne kategorine Bikini Fitness ne Kosove. I pelqejne gjerat e bukura per shkak te profesionit qe ka ne boten e modes, merr pjese ne sfilata te ndryshme, udhetime te bukura dhe çdo dite takon njerez qe duan dhe vleresojne te bukuren. Para dy viteve filloi rrugetimi i saj ne boten e fitness-it, ku u desh vetem nje muaj per t’u bere pjese e pandashme e saj duke mos e lene as edhe nje dite. Kampionia e Kosoves per te dytin vit, perfaqesoi Kosoven ne kampionatin Boteror, ku arriti te futej ne Top 15 vajzat me te mira te kategorise se saj.
Vjosa pasi kaloi me fitore Kampionatin e Kosoves, qe u organizua me 15 Prill, tani po pergatitet per muajin Maj, ku do garoje ne Kampionatin Europian, ne nje tjeter skene te madhe, me emocione te medha.
Eshte nje sport qe te dhuron shume, force, bukuri, vetebesim dhe Vjosa ua sugjeron te gjitha vajzave qe kane pasion fitness-in, te motivojne vetveten, te ecin perpara, te provojne veten, sepse eshte nje sfide e bukur me veten, skenen dhe syte e atyre qe te shohin.