Vllaznia kampione e Shqipërisë në boks për të 22-tën herë
September 27, 2018
0 comments
Share

Vllaznia kampione e Shqipërisë në boks për të 22-tën herë

Skuadra e Vllaznisë është shpallur kampione e Shqipërisë në boks, titull që ekipi shkodran e fiton për të 22-tën herë në historinë e tij, si asnjë tjetër. Boksierët e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni bënë një paraqitje të mirë në këtë turne dhe skuadra shkodrane arriti të nxjerrë në përfundim të këtij kombëtari 4 kampionë. Në vendin e dytë u rendit Teuta me 3 kampionë dhe në vendin e tretë Tirana me 2 boksierë kampionë (një kampion nxori edhe Flamurtari).

Ky aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Boksit u zhvillua për 3 ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, me pjesëmarrjen e boksierëve më të mirë në vend nga ekipet e Vllaznisë, Teutës, Flamurtarit, Apolonisë, Kukësit, Besëlidhjes e Rozafës. Përgjatë 3 ditëve, ata dhuruan duele të bukura e me rivalitet, madje në fund nuk munguan edhe surprizat, pasi Vllaznia pretendonte më shumë boksierë kampionë dhe pati disa ankesa për gjykimin.

Në fund të këtij eventi, boksieri më i mirë u shpall shkodrani Arjon Kajoshi, ndërkohë që çmime morën edhe Skutina (boksieri i perspektivës), Ymeri (boksieri më luftarak) e Murja (boksieri më teknik). Duelet finale të këtij kampionati u transmetuan “live” edhe në ekranin e TELESPORT.

Kampionati i Boksit – Finalet

49kg, Ahmet Meti (Vllaznia)*

52kg, Vuksan Guri (Vllaznia)*

56kg, K.Çela (Flamurtari) – K.Zeneli (Flamurtari), fiton Zeneli me tërheqje të rivalit

60kg, A.Murja (Teuta) – A.Skutina (Vllaznia), fiton Murja me rezultatin 4-1

64kg, J.Isaku (Teuta) – A.Vraja (Teuta), fiton Vraja me tërheqje të rivalit

69kg, S.Ymeri (Teuta) – M.Mema (Teuta), fiton Ymeri me rezultatin 5-0

75kg, D.Marku (Teuta) – A.Kajoshi (Vllaznia), fiton Kajoshi me tërheqje të rivalit

81kg, B.Vjerdha (Vllaznia) – M.Çullhaj (Tirana), fiton Çullhaj me rezultatin 3-2

91kg, E.Kapaj (Vllaznia) – E.Xhediku (Tirana), fiton Xhediku me rezultatin 4-1

+91kg, E.Kaçaj (Vllaznia) – B.Smajli (Vllaznia), fiton Smajli me rezultatin 4-1

Boksieri i perspektivës: Asmir Skutina (Vllaznia)

Boksieri luftarak: Spiridhon Ymeri (Teuta)

Boksieri më teknik: Ardit Murja (Teuta)

Boksieri më i mirë: Arjon Kajoshi (Vllaznia)

Renditja ekipore: 1-Vllaznia; 2-Teuta; 3-Tirana

*Kampionët e peshës 49 dhe 52kg janë shpallur që ditën e parë të turneut

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *