Vllaznia kamione e Shqipërisë në boks, siguron titullin e 21-të
Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në boks, në përfundim të garave të Kampionatit Kombëtar, që u zhvilluan më datat 28-29 shtator në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni nxori 5 boksierë kampionë, duke e merituar këtë titull, i 21-ti në histori, në një aktivitet të dominuar. Një paraqitje të mirë bënë edhe boksierët durrsakë, që zunë vendin e dytë në klasifikimin ekipor, ndërsa Tirana u rendit e treta. Boksieri i Vllaznisë, Krenar Zeneli, u shpall në fund të aktivitetit si “boksieri më i mirë”, turne që u organizua nga Federata Shqiptare e Boksit. Përgjatë dy ditëve që u zvilluan duelet nuk munguan edhe tifozët e shumtë shkodranë, që si gjithnjë treguan interes për këtë event, duke mbështetur boksierët vendës.
Rezultatet teknike të finaleve të Kampionatit të Boksit
Pesha 49kg, Mario Vida (Vllaznia) – Serxhio Boci (Teuta), fiton Boci për tërheqje të rivalit
Pasha 52kg, Serxhio Kiri (Teuta) – Vuksan Guri (Vllaznia), 0-3
Pesha 56kg, Gëzim Jaku (Vllaznia) – Ardit Nuraj (Teuta), fiton Nuraj për tërheqje të rivalit
Pesha 60kg, Klevis Vrapi (Teuta) – Krenar Zeneli (Vllaznia), 0-3
Pesha 64kg, Indrit Sokoli (Tirana) – Elton Cena (Teuta), 1-2
Pesha 69kg, Albi Sora (Teuta) – Anxhelo Merkohasanaj (Tirana), 2-1
Pesha 75kg, Ardit Demiri (Elbasani) – Arjon Kajoshi (Vllaznia), 0-3
Pesha 81kg, Bekim Vjerdha (Vllaznia) – Mikel Cullaj (Tirana), 2-1
Pasha 91kg, Emiljano Xhediku (Tirana) – Alen Mecaj (Tirana), fiton Xhediku për tërheqje të rivalit
Pesha +91kg, Albert Kapaj (Vllaznia) – Nelson Hysa (Vllaznia), 0-3
Renditja ekipore: 1-Vllaznia, 2-Teuta, 3-Tirama
Boksieri më i mirë: Krenar Zeneli
Boksieri me luftarak: Arjon Kajoshi
Boksieri më teknik: Albi Sora
Boksieri i perspektivës: Ardit Murja