Vjollca Gafuri, vajza që po shndrit në arenat sportive
April 10, 2017
0 comments
Share

Vjollca Gafuri, vajza që po shndrit në arenat sportive

Vjollca Gafuri, njëra prej vajzave që po shkëlqen në arenat luftarake dhe që pritet një e ardhme e shndritshme është edhe vajza që vjen nga Tetova e që është anëtare e një klubi që gjithnjë ka pas suksese në kategori të ndryshme KK Fati nga Tetova.

Ajo edhe pse ka një karrierë prej gjashtë viteve, tani në vitrinën e saj ka shumë medalje nga turne të ndryshme në vend, si dhe ato ndërkombëtare. Qe dy vite me radhë është kampione e Maqedonisë, ndërkohë që ka edhe dy medalje të vlefshme nga Kampionatet ballkanike ato të bronze. Poashtu kjo talente e madhe është paraqit edhe në kampionatin evropian në Limasol te Greqisë ku arriti dy fitore, por fati ishte kundra saj kur e njëjta duhej të luftonte për medalje.

Poashtu Gafuri vjet udhëtoi edhe në Indonezi ku u mbajt kampionati botëror. Gara e ardhshme e kampiones është në muajin qershor kur do të paraqitet në kampionatin e Maqedonisë ku edhe shpreson në suksese.

“Të gjitha mendimet i kam të drejtuar nga kampionati i Maqedonisë, pasi e njëjta do të jetë edhe si zgjedhore për të marrë vizën e për të shkuar në kampionatin botëror që sivjet zhvillohet në Spanjë. Së bashku me trajnerin tim, Arlind Hyseini jemi duke stërvit me intensitet të shtuar dhe besoj se do jem në formë të mirë”, tha Vjollca Gafuri. Në pyetjen tonë se sa ka përkrahje nga klubi por edhe nga vet familja, Gafuri u shpreh shumë e kënaqur.

“Nga trajneri im, asnjëherë nuk ka munguar përkrahja andaj edhe e falënderoj publikisht, ndërkohë mbështetje të madhe po kem edhe nga familja ime, e sidomos nga prindi im i cili më përcjell kudo që paraqitem, dhe kjo mua po më jep vullnet edh më shumë që unë të arrij suksese”, tha kampionia, tetovare për portalin për sporte luftarake “Arena Ring”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *