Vjollca Gafuri dhe Driton Halimi në KB në Tenerife
June 11, 2017
0 comments
Share

Vjollca Gafuri dhe Driton Halimi në KB në Tenerife

Sot në Shkup u zhvillua pjesa e dytë e kampionatit zgjedhor në karatë për kadet, junior dhe U-21, kurse sukses të veçantë ka pasur KK Fati nga Gostivari i cili nxori dy viza për kampionatin boteror në Tenerife të Spanjës që do të zhvillohet në muajin tetor.

Vjollca Gafuri ishte e pandalshme duke fituar për te dytën herë vendin e parë, kurse Driton Halimi edhe me vendin e dytë u kualifikua dhe mund të themi lirisht se ata me meritë do të përfaqësojnë Maqedoninë në këtë eveniment.

Me suksesin e arritur ka qen i kënaqur edhe trajneri i tyre, Arlind Hyseini, i cili thotë se e presin përgatitje mjaft cilësore që të arrijnë suksese edhe në Spanjë.  (ArenaRing)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *