Vjen reagimi i Tyson Furyt ndaj deklaratave të Whyte
July 18, 2019
0 comments
Share

Vjen reagimi i Tyson Furyt ndaj deklaratave të Whyte

Tyson Fury i ka përgënjeshtruar pohimet e Dillian Whyte se e ka rrëzuar gjatë stërvitjeve. Në fillim të këtij muaji, 31-vjeçari kishte thënë se e ka rrëzuar disa herë Gypsy Kingun gjatë përgatitjeve për duelet e vitit 2012.

“Herën e fundit kur isha në palestër me Tyson Furyn e lash në shpinë, por nuk dua të flas për këtë temë, sepse sparingu është privat. Por, më duhet të reagoj kur ai flet gjëra pa lidhje”, kishte thënë Whyte.

Dillian Whyte i thotë Furyt: Mos fol gjepura, të kam nokautuar në sparring

Ai ka shtuar se kishte qëndruar për dy javë në kampin e Furyt dhe se e kishte rrëzuar “shumë herë” në kohën kur ish-kampioni i botës përgatitej për përballjen ndaj David Haye apo Martin Rogan. Pas këtyre komenteve, nuk ka mundur të mungojë, reagimi i Tyson.

“Dillian Whyte është një prapanicë, e pavërtetë. Dillian Whyte nuk mund ta rrëzojë gjyshen e tij, e le më Gipsy Kingun. Kë e ka rrëzuar Dillian Whyte ndonjëherë? Lucas Browne? Ju lutem. Kë tjetër? Kë e ka rrëzuar ai ndonjëherë, unë nuk e kam parë kurrë duke e rrëzuar dikë”.

“Sido që të jetë, ata e di ku mund ta gjejnë atë (rrëzimin), nëse e duan, le të vijnë të më takojnë”, është shprehur Fury për BT Sport.

Ndryshe, Whyte i kthehet aksionit këtë fundjavë në duelin ndaj të pamposhturit Oscar Rivas në O2 Arena të Londrës. Fitorja eventuale do t’ia shtonte gjasat për të kërkuar duelin për titullin e WBC-së ndaj Deontay Wilder në të ardhmen, duke qenë se Dillian për afro dy vite është sfidues i detyrueshëm në këtë divizion.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *