Vizatimet e rralla të Muhammad Ali shiten për gati 1 milion dollarë
October 6, 2021
0 comments
Share

Vizatimet e rralla të Muhammad Ali shiten për gati 1 milion dollarë

Një koleksion i rrallë i vizatimeve, skicave dhe pikturave nga boksieri kampion bote, Muhammad Ali, është shitur në ankand për gati 1 milion dollarë.

Janë 26 piktura dhe skica të bëra nga vet ish-kampioni i boksit, madje një pjesë edhe janë të firmosura nga ai.

Një pikturë e titulluar “Picko si një bletë” u vizatua nga boksieri ne 1978,  u shit për 425,000 dollarë.  Përfaqësuesit e ankandit u shprehen se njerëzit janë të emocionuar t’i shohin veprat. Ky talent i Muhamed Ali, nuk ishte zbuluar më parë.

Ali vizatoi dhe pikturoi gjatë gjithë jetës së tij – i inkurajuar nga babai i tij i cili ishte një artist profesionist.

Ish-kampioni i boksit Muhamed Ali ndërroi jetë në vitin 2016 në moshën 74-vjeçare, për shkak të sëmundjes së parkinsonit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *