Vitin e ardhshëm kampionati botëror ne mundje për veteran ne Shkup
August 25, 2017
0 comments
Share

Vitin e ardhshëm kampionati botëror ne mundje për veteran ne Shkup

Një lajm i shkëlqyer ka arrit nga Parisi ku po zhvillohet edhe kampionati botëror në mundje. Maqedonia u vendos që vitin e ardhshëm të jetë nikoqir i kampionatit botëror për veteran. Lajmin e konfirmon edhe kryetari i federatës së mundjes së Maqedonisë, Betim Vrenezi.

“Pershendetje per te gjithe nga Parisi, prej ku sot na vjen një lajm I shkëlqyeshëm për mundjen, sportin dhe në përgjithësi për Maqedoninë. Dua të informoj të gjithë opinionin e gjërë që para vetëm disa minutash, Federata Ndërkombëtare e Mundjes (UWW), konfirmoi që shteti dhe kryeqyteti ynë, Shkupi, vitin e ardhshëm, prej 02 deri më 07 tetor, do të jetë nikoqir I një prej evenimenteve më të mëdha të mundjes botërore, KAMPIONATIT BOTËROR NË MUNDJE PËR VETERANË. Ky është vetëm një konfirmim, për punën e shkëlqyeshme organizative të kryesisë të FMM, duke nisur nga muaji I parë I këtij viti dhe duke e patur parasysh që në çfar situate e nisëm (të bllokuar nga të gjitha anët) dhe deri ku erdhëm pas vetëm tetë muajsh punë.  Si kryetar I FMM, bashke edhe me nenkryetarin Dejan Bogdanov, duam të falenderojmë përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët, por edhe të gjithë klubet që janë pjesë e shtetit tonë, si dhe të gjitha institucionet shtetërore, të cilët na dhanë përkrahje të parezerv gjatë kandidaturës tonë. Ky KAMPIONAT BOTËROR për veteran, njëherësh do të jetë edhe provë gjenerale për organizim të edhe një manifestim tjetër të madh në periudhën e ardhshme, Kampionatit Botëror për kadet vitin 2019. Ju përshëndes përzemërsisht nga Parisi, me shpresë që mundja në vendin tonë do të kthehet në rrugët e vjetra, pikërisht duke nisur me organizimin e këtij KAMPIONATI BOTËROR për veteranë. Njëherësh, I ftoj të gjithë veteranët dhe legjendat e mundjes tonë nga e kaluara, ti kyqen në organizimin e këtij eventimenti të madh”, tha Betim Vrenezi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *